TEKNOLOGJITE & LENDA E PARE

Kompania “LURA” sh.p.k. nga viti në vit ka ardhur duke përmirësuar teknologjinë e ndërtimit dhe duke futur gjithnjë dhe më gjërë materialet e reja të ndërtimit dhe teknologjitë bashkohore. Duke filluar që nga themelet e ndërtimeve të cilat kryhen mbi bazën e studimeve të plota gjeologjike të cilat realizohen nëpërmjet shpimeve me sonda të teknologjive të përparuara.
Për të siguruar ritme të shpejta pune në punimet e dherave dhe në transportimin e tyre Kompania disponon mekanizma moderne dhe të fuqishme gërmuese dhe transportuese. Për realizimin e strukturave beton arme me një cilësi të lartë aplikojmë kallëpet metalike dhe ato prej fibre.

12

Me betonimin e strukturave beton arme mbahet kubikët përkatës të betonit të cilët çohen rregullisht në laboratorët e materialeve të ndërtimit për të kontrolluar markat e betoneve të cilat krahasohen me markat e betoneve të parashikuara në objekt. Në ketë mënyrë veprojmë me të gjitha materialet e tjera të ndërtimit që aplikohen në objekt si: hekuri i ndërtimit , markat e llaçit, markat e çimentove tullat etj. Duke punuar në ketë mënyrë sigurojmë një cilësi të mirë përsa i përket qëndrueshmërise së objektit. Në punimet e termoizolimit dhe audioizolimit përdorim izolbetonet, polisterolin, gazosilikatobetonin, amofleksin, etj.

13

 

 

 

 

Kështu në strukturat ndërkatëse përdorim kombinimin e beton armesë me polisterolin duke ndërtuar soleta me traveta beton arme e polisterol si dhe duke përdorur trarë beton arme të paranderur me tulla solete ( që tek ne quhen “tulla me veshë”).

14

 

Në punimet e hidroizolimit tashmë aplikohet në masën 100 % kartoni me bitum – guaina e cila ka një shtresë materiali sintetik në mes. Trashësia e fletës është 4-5mm dhe shkrirja e materialit bituminoz realizohet duke përdorur gazin e lëngët. Në muret ndarëse jo konstruktivë, atje ku paraqitet e përshtatshme, përdorim pllakat e gipsit në dy fletë të cilat mbushen në hapësirën mes tyre me material audioizolues që ne e quajmë “lesh xhami”. Në tavanet dekorativë të lokaleve  si: restorante, bare, zyra etj është futur në masën 100% përdorimi i këtij materiali.

lura2_foto2

Në fshatin turistik “LURA 1″ që Kompania ”LURA” sh.p.k. ka ndërtuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, një pjesë e vilave është zbatuar duke përdorur 100% panele të parafabrikuara. Në të gjitha vilat është aplikuar përdorimi i paneleve me ngrohje diellore për sigurimine ujit të ngrohtë.

 

Në zbatimin e rifiniturave  të suvatimeve përdorim në masë llaçet me teknologjinë më të fundit italiane SIAP dhe ITALCOLL, ndërsa në shtresat dhe veshjet e pllakave përdoren kolla që sigurohet nga vëndet e BE

Elementet dekorativ qe perdorim.

Gjate projektimit arkitektonik i kushtohet vemendje e vecanteperdorimit te elementeve dekorative, thyerjeve, detajeve arkitektonike qe i bejne fasadat, jo vetem teheqese, por dhe funksionale.
Ne ndertimet tona me arkitetkure klasike ne perdorim kryesisht materiale vendi si gure dekorativ nga zona e Skraparit dhe Permetit. Materiale qeramike te perpunuara ne zonen e Shqiperise se mesme, kryesisht Tirane dhe Elbasan.
Ndersa ne ndertimet me arkitekture bashkohore aplikojme kryesisht fjalen e fundit te teknollogjise se prodhimit te materialeve si: tulla gipsi te lehtesuara, tulla xhami per hapesirat me ndricim te kufizuar. Materiale allcie ose polisteroli te presuara per punime dekorative si korniza, perapete per konturim etj. Shume i rendesishem eshte aplikimi i veshjes se jashtme te fasadave. Materialet qe ne perdorim jane te llojit: mermer dhe granite te tipeve, terakote, travertine, etalbond i ngjyrave te ndryshme, suva plastike, stuko veneciane, etj.