STAFI

 Stafi drejtues dhe ai teknik disponon një bagazh të gjërë në fushën e ndërtimit. “LURA” sh.p.k ka në gjirin e vet profesorë universiteti, doktorë, petagogë në Universitetin Politeknik të Tiranës në degët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në atë të Arkitekturës. Punonjës me përvojë drejtuese shumë vjeçare në dikasteret qëndrore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastuktures, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregetise dhe Sipermarjes, si dhe drejtues në Organet e Pushtetit Lokal. Në stafin e Kompanisë “LURA“ bëjnë pjesë inxhinierë me përvojë të madhe zbatimi në vepra si: Hidroçentrali i Fierzës, i Komanit, Shkopetit, Banjës, në ndërtimin e banesave, ndërtime turistike, ujësjellësa, rrugë si dhe në administrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Në stafin e Kompanisë sonë bëjnë pjesë inxhinierë dhe specalist elektrik me përvojë shumë vjeçare në ndërtimin e veprave elektrike, linjave e kabinave elektrike, hidroçentrale fshatrash etj. Specialist elektrik të cilët janë marrë me studime tekniko – shkencore për elektrifikimin e vendit, si dhe me studimet e humbjeve në rrjet etj. Për projektet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve Kompania “LURA” sh.p.k. bashkëpunon me Katedrën e Hidraulikës në Universitetin Politeknik të Tiranës me Prof. Dr. Gjergji Konomi dhe me Prof. Dr. Sulejman Xhelepi. Për projektimet e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar ne bashkëpunojmë me firma të specializuara dhe të liçensuara në këto fusha.

Në stafin e Kompanisë “LURA”sh.p.k. bëjnë pjesë ekonomistë financier të cilët kanë punuar në Bankat më të rëndësishme të vendit si p.sh në Raiffeisen Bank si dhe me detyra të rëndësishme si Kryetar Dege Finance në Ndërmarrje Ndërtimi si dhe në Poste Drejtuese në Organet e Pushtetit Lokal.

Stafi i Kompanisë “LURA”sh.p.k. përveç aftësive tekniko-ekonomike ka vendosur një frymë të mirë bashkëpunimi brenda Kompanisë gjë që ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ecurinë e mirë të punës, si dhe realizimin e detyrave me cilësi të lartë.

Stafi tekniko-ekonomik i Kompanisë ka një frymë shumë të mirë komunikimi me  të gjitha Institucionet Shtetërore dhe Shkencore, me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me shumë Kompani Ndërtimi simotra, gjë që ka ndihmuar në rritjen e reputacionit të kësaj Kompanie si në Tiranë ashtu edhe në Qytete të tjera të Vendit.

 

STAFI DREJTUES

 

 

EMRI : Dod DOÇI
PROFESIONI : Inxhinier Hidroteknik
DIPLOMUAR : Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
VITI : 1990
EKSPERIENCA NE PUNE : 30 vjet

EMRI : Esmeralda DOÇI
PROFESIONI : Ekonomiste (Financë)
DIPLOMUAR : Fakulteti Ekonomik  - Tiranë -
VITI :
EKSPERIENCA NE PUNE : 30 vjet

EMRI : Blerta FOTO
PROFESIONI : Arkitekte
DIPLOMUAR : Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
VITI : 2000
EKSPERIENCA NE PUNE : 14 vjet

EMRI : Redrit BAHOLLI
PROFESIONI : Inxhinier Ndertimi (Konstruktor)
DIPLOMUAR : Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
VITI : 2000
EKSPERIENCA NE PUNE : 14 vjet

EMRI : Bardhok RAJTA
PROFESIONI : Inxhinier Elektrik
DIPLOMUAR : Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
VITI: 1974
EKSPERIENCA NE PUNE : 41 vjet

EMRI : Agron SHATKU
PROFESIONI :  Ekonomist (Financë)
DIPLOMUAR : Fakulteti Ekonomik  - Tiranë -
VITI : 1984
EKSPERIENCA NE PUNE : 31 vjet

EMRI : Dritan TELHAJ
PROFESIONI : Inxhinier Ndertimi (Zbatim)
DIPLOMUAR : Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
VITI : 2003
EKSPERIENCA NE PUNE : 11 vjet