RETH NESH

Kompania “LURA” sh.p.k. per me shume se 20 vjet ushtron aktivitetin e saj në disa drejtime. Në fushën e ndërtimit, prodhimit të materialeve të ndërtimit, turizmit dhe në ruajtjen e objekteve dhe sigurisë fizike.

  • Në fushën e ndërtimit ajo ka eksperiencë të gjerë në hartimin e projekteve arkitektonike dhe konstruktive për ndërtime civile dhe industriale të të gjitha kategorive. Projekte ambicioze dhe bashkëkohore si për nga përmbajtja por edhe për mënyrën e dizenjimit  dhe paraqitjes së të tyre.
  • Në projektimin e impjanteve të furnizimit me ujë dhe atyre të ujrave të zeza, të furnizimit me energji elektrike dhe e sistemeve të ngrohjes dhe kondicionimit për ndërtesa civile dhe industriale të të gjitha kategorive.
  • Në zbatimin dhe supervizimin e punimeve në ndërtim për të gjitha kategoritë e tij. Ndërtime për llogari të vet duke qënë në rolin e projektuesit, zbatuesit, supervizorit dhe investitorit të objekteve duke u bërë edhe pronari i ligjshëm i tyre pas përfundimit të punimeve, si dhe duke ndërtuar për të tretët ( investitore të tjerë) duke ofruar dhe projektimin ose duke zbatuar me rigorozitet të lartë projektet e tyre. Janë të shumta bashkëpunimet e kësaj natyre që Kompania “LURA” sh.p.k.  ka me institucionet e shtetit si Entin e Banesave , Ministrinë e Mbrojtjes, etj  për ndërtimin me investime të shtetit të disa pallateve banimi për nevojat e tyre, si dhe me investitor të huaj ku vlen të përmendim objektin, “Shtëpi Pritje dhe Qendër Formomi për Personelin Mjeksor dhe për Fëmijët Jetim dhe Handikap” në Bushat të rrethit të Shkodrës. Një invetim ky i shtetit të VATIKANIT në ROME  dhe me një projekt të realizuar nga studio e projektimit TRAN CITY – ROMA – PESCARA –LECCE -ITALY.  Ky është dhe aktiviteti kryesor që ushtron Kompania “LURA” sh.p.k.
  • Në përgatitjen dhe montimin e hekurit të ndërtimit me grupe të mirëfilltë specialistësh për punimin e hekurit. Kompania “LURA” sh.p.k. disponon të   gjitha makineritë për përpunimin dhe montimin e tij.
  • Në prodhimin e materialeve të ndërtimit të parafabrikuara si traveta prej betoni të paratensionuara, traveta me materiale të lehtësuar prej qeramike, arkitrarë të parapregatitur, aksesorë metalik për montimin e dritareve. Prodhimin dhe përpunimin e materialeve inerte të fraksionuara për beton dhe asfaltobeton, si rërë betoni, granile të fraksioneve të ndryshme.Prodhim penobetoni. Kompania “LURA” sh.p.k. disponon furra për prodhimin e gëlqeres si dhe basene për shuarjen dhe përpunimin e saj.