PARTNERITETI

MARRËDHËNIET ME TË TRETËT

Kompania “LURA” sh.p.k. ka mardhënie të dendura me pronarët e trojeve ku bën ndërtimet e veta dhe në bazë të kontratave përcakton raportet e interesave. Gjatë periudhës që nga fillimi i aktivitetit të saj Kompania “LURA” sh.p.k. ka lidhur kontrata bashkëpunimi me rreth 45 pronarë trojesh dhe vlen të përmendet që kemi pasur mardhënie partneriteti dhe mirëkuptimi mjaft të mira. Ata shikohen nga kompania si partnerë në biznes duke u berë pjemarrës në diskutimet mbi projektet për të dhënë zgjidhje sa më racionale duke marrë në konsideratë dhe kërkesat e tyre. Kompania “LURA”sh.p.k. që nga themelimi i saj përveç ndërtimeve të tjera ka ndërtuar rreth 350 apartamente banimi. Shumica dërmuese e këtyre apartamenteve janë prenotuar paraprakisht nga qytetarët të cilët kanë qënë nevojtar për strehim. Prenotimi i këtyre apartamenteve është bëre vetëm mbi bazë kontratash të rregullta të bazuara në ligj në të cilat parashikohen të mbrohen si interesat e pronarëve ashtu dhe ato të Kompanisë. Nënvizojmë që megjithë numrin e madh të klienteve dhe kontratave, janë respektuar afatet ligjore, zbatimi me cilësi të mirë i punimeve, pajisjes së apartamenteve me të gjithë aksesorët që parashikohen në kontratë sipas projektit dhe nuk kemi asnjë rast konflikti me këta klientë. Edhe përsa i përket zbatimit të objekteve me investitorë të tjerë ku Kompania “LURA”sh.p.k. ka qënë sipërmarrëse për zbatimin e punimeve, gjithashtu kanë gjetur zbatim të plotë kontratat e lidhura në mes palëve përsa i përket zbatimit të projekteve, afateve kohore dhe cilësisë së kërkuar të punimeve.
RESPEKTIMI I DETYRIMEVE.Kompania “LURA”sh.p.k. ka ndërtuar punën e vet duke respektuar në vazhdimësi dispozitat ligjore në fuqi. Kjo ka bëre të mundur qe raportet në mes nesh dhe institucioneve shtetërore kanë qënë normale, përsa i përket detyrimeve ekonomike që ne kemi ndaj shtetit likuidimin në kohë dhe në sasi që parashikojnë ligjet të T.V.SH – së, Tatim Fitimit, detyrimet për Tatim Taksat, Sigurimet Shoqërore. Projektet që hartohen nga byroja jonë e projektimit janë kryer duke respektur dispozitat ligjore, rregulloret që përcaktojnë normat urbanistike të parshikuara në Ligjin mbi Ndërtimet. I githë ky akativitet mbështetet mbi një dokumentacion të plotë tekniko – ekonomiko – ligjor, që ruhet rigorozisht dhe që përbën arkivin e dokumentacionit të Kompanisë “LURA”sh.p.k. .
15BASHKËPUNIMI
Kompania jonë ka një marëveshje bashkëpunimi me një studio arkitekture italiane me qendër në Firence, e drejtuar nga Arkitekti Pietro Rocco Pangaro Ord. ARC. FIRENZE Nr. 3898, me të cilën jemi duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për krijimin dhe liçensimin e një studioje të përbashkët projektimi në Itali dhe Shqipëri.Drejtimi kryesor i kësaj studio janë studimet urbanistike, ato per rekuperin dhe rikualifikimin urban të zonave të degraduara urbane apo me ndërtime abuzive. Vlen për tu përmendur studimi për rikuperim urban që kanë bërë në Berlinin e Ri në Gjermani si dhe një sëre studimesh dhe ndërhyrjesh që kanë bërë në disa zona të Italisë si Cosenca, Firenze, Calabri etj.
Bashkëpunimi ynë me këte studio ka konsistuar në kryerjen e një studimi për Rikualifikimin dhe Rikuperimin Urban të një zone prej 33 ha në Tiranë. Zonë ku mbizotërojnë ndërtimet abuzive prej 2, 3 dhe 4 kat.Në këtë zonë është propozuar dhe ndërtimi i një qëndre administrative, tregtare, socioal – kulturore që janë katër kulla 18 kate të lidhura me njera tjetrën në lartësi. Ky është një studim që Bashkia e Tiranës ia ka besuar Kompanisë “LURA”sh.p.k. duke vënë në dispozicion materialet dhe specialistë të saj. Ky studim u prezantua nga vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranes në zonën ku propozohet të bëhet ndërhyrja.
16
Një studim të tillë jemi duke bërë edhe për një qytet pilot të Tiranës, qytetin e Kamzës si dhe studimin për qendrën e tij.
Ky studim bëhet në bashkëpunim edhe me Bashkinë e qytetit të Kamzës.
Një bashkëpunim shumë i rëndësishëm është ai që Kompania “LURA”sh.p.k. ka me një ndër kompanitë më të mëdha austriake për shtrimin e rrugëve STRABAGG.