KONSTRUKSIONI

Lura shpk ka në grupin e konstroktorëve inxhiniera me përvojë shumë vjeçare në projektim dhe me grada shkencore. Në grupin e konstruktorëve bëhet një punë shumë korrekte për të zbataur të gjitha etapat e studimeve të nevojshme për ndërtimin duke bashkëpunuar me studio dhe kompani serioze të liçensuara dhe kompetente për të dhënat që japin.

Meqënëse Kompania ndërton në shumë vende kërkohen studime të mirëfillta gjeoteknike për bazamentet për të qënë të sigurtë ne sjelljen e tyre nën presionin e veprime statike dhe dinamike. Studimet që meren nga sektori Gjeoteknik të F.I.N.  dhe nga subjekte të tjera të liçensuara për zonën ku ndërtohet pasohen edhe nga sondat për  çdo bazament për të marrë të dhëna më të sakta për karakteristikat gjeologjike të tokës. Zyra e konstruktorëve ka në qendër të vemendjes edhe sizmotektonikën e rajonit ku ndërtohet. Vetëm mbasi të jenë bërë këto studime komplekse sizmike dhe gjeologjike për të llogritur rrezikun sizmik, spektërin e reagimit, grupi konstruktor punon për llogaritjen e konstruktive të ndërtesave duke u bazuar edhe në shfrytëzimin, në numrin e kateve që do të ketë objekti nën dhe mbi tokë.

7

Ne aplikojmë të gjitha mënyrat e llogaritjeve konstruktive por preferojmë më shumë skemat ramë, (plane, hapsinore) prej beton armeje monolite. Kjo sepse këto konstruksione punojnë mirë në raste ngarkesash te pallogaritura dhe  sepse behet një ndarje shumë racionale e sforcimeve në elementët konstruktiv të struturës në përputhje me shtangësite e tyre edhe pse, edhe në rastet e ngarkimit me ngarkesa shumë të mëdha sizmike (në rastet kur konstruksioni del jashtë deformimeve elastike)  krijohen çerniera plastiketë cilat favorizojnë qëndrueshmërinë e konsruksionit.

 

 

 

Në zonën e Tiranës për ndërtime të larta aplikojmë themele pllakë beton arme me trarë të përmbysur lartësia e të cilave varion nga 80 deri në 200 cm. Për godina më të larta se 6 kat aplikojmë skema me bërthamë prej betoni të armuar që zakonisht është pjesa e kafazit të shkallëve dhe ashensorëve dhe që pozicionohet atje ku përputhet qëndra e masës me atë të ngurtësisë.

 

Soletat projektohen dhe zbatohen monolite tip brinjore ose kesone me trarë të thellë ose të fshehtë me trashësinë e soletës. Përdorimi i soletave kesone dhe me trarë të fshehur na lejon mundësine e levizjes dhe pozicionimit të mureve sipas kërkesave të zgjidhjeve sa më funksionale.
Betonet që përdorim janë të markave të larta B- 25 deri në B – 40 si dhe hekur importi të viaskuar Feb44K. Për realizimin e mureve përdorim tulla importi të lehtësuara të të gjitha standarteve.

 

Përdorimi i këtyre materialeve na krijon komoditetin e ndërtimeve të larta fleksibël dhe të qëndrueshme.
Konstuktori kontrollon nga zbatuesi i objektit të gjithë dokumentacionin teknik ku përfshihen provat laboratorike të kryera gjatë ditëve të betonimit (kampionet e mbajtura) dhe bënë krahasimin me markën e betonit të cilësuar në projekt. Proces verbalin e punimeve të maskuara, si dhe çdo ndryshim që mund të ndodh në objekt gjatë zbatimit. Dokumenta që pasi siglohen nga brigadieri, inxhinieri zbatues i objektit dhe nga konstuktori arshivohen pranë zyrave për kontrollin e zbatimit rigoroz të projektit, të cilësisë së materialeve si dhe të cilësisë së punimeve duke filluar që nga themelet e deri tek rifiniturat duke përfshirë edhe veshjet apo dyer – dritaret.

Kompania jonë ka ngritur një grup supervizimi të përbëre nga dy inxhiniere dhe një arkitekt. Kjo gjë i paraprin mbarëvajtes së punëve në zabatim.