FAQJA E PARE

LURA shpk

Kompania “LURA” sh.p.k  me Administrator dhe Ortak të vetëm zotin Dod Doçi është njohur si Kompani Ndërtimi me Vendim Nr. 5356 dt. 02-07-1993 të Gjykatës së Tiranës. Liçensuar nga Ministria e Ndërtimit (Rregullimit të Territorit dhe Turizmit) me Liçensën e Ushtrimit të aktivitetit Nr. 342/2 nga Komisionit i Dhënies së Liçensave pranë Ministrisë së Punëve Publike aktualisht Ministria e Transportit dhe Infrastuktures.

Kompania “LURA”sh.p.k. është themeluar në 10 gusht 1991 sipas Ligjit 767 të K.M. për regjistrimin e Aktivitetve Private. Në aktin e themelimit dhe satusin e kësaj Kompanie është vendosur dhe emërtimi i saj “LURA” sh.p.k. emërtim i cili  vjen nga vendlindja e Administratorit të Kompanisë si një trevë e njohur nga bukuritë natyrore, zonë e preferuar për turizmin malor,e njohur për ndërtimet karakteristike prej guri dhe druri. Traditë shumë e vjetër e kësaj krahine që trashëgohet deri në ditët e sotme.