ARKITEKTURA
Kompania jonë ka një studio projektimi në të cilën arkitektura zë një vend shumë të rëndësishëm. Projektet arkitektonike bëhen konformë të gjitha rregullave dhe ligjeve të ndërtimit, duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet teknike të projektimit K.T.P. sipas standarteve botërore. Ajo synon dhe realizon zgjidhje arkitektonike bashkëkohore si përsa u përket formave, volumeve dhe hapësirave të dritës ashtu edhe funksionalitetit të ambjenteve që është shumë i rëndësishëm për ne. Ne krijojmë mundësine edhe të bashkëpunimit me klientët për të arritur zgjidhje sa më racionale dhe më afër kërkesave të tyre. Në kompozimin e ambjenteve përdoren kryesisht seksione me tre deri katër apartamente në shkallë duke lejuar mundësinë për zgjidhje arkitektonike dhe funksionale të kohës dhe duke krijuar ambjente mjaft komode për banim, dyqane zyre dhe për shumë funksione të tjera. Përparësi i jepet krijimit të intriereve plot drite nëpërmjet aplikimit të dritareve të mëdha, hapësirave komode të zonave të ditës (ambjenteve të ndenjtjes, gatim – ngrënies dhe ambjenteve të natës (dhomat e gjumit). Në çdo apartament krijojmë mundësinë për të patur ballkonë të mëdha ose llozha në varësi të mundësive dhe zgjidhjeve konstruktive. Gjatë projektimit arkitektonik i kushtohet vemendje të veçantë përdorimit të elementeve dekorativë, thyerjeve, detajeve arkitektonike që i bëjnë fasadat tërheqëse. Në ndërtimet tona me arkitekturë klasike të përdorim kryesisht meteriale vendi si gurë dekorativ Gjirokastre, Rubiku. Dru që vjen nga zonat veriore të vendit si Puka, Mirdita, Lura dhe janë kryesisht bredh, pishë, ah etj. Materiale qeramike të përpunuara në zonën e Shqipërisë së mesme, kryesisht Tiranë dhe Elbasan.

Ndërsa në ndërtimet me arkitekturë bashkëkohore aplikojmë kryesisht fjalën e fundit të teknologjisë së prodhimit të, materileve të ndërtimit si: tulla gipsi të lehtësuara, tulla xhami për hapësirat me ndriçim të kufizuar ose ku nuk ka mundësi për hapje dritaresh.

Përdorim gjerësisht gipsin për ndarjet nëpër apartamente apo ambjentet e zurave si dhe për punimet tavanore. Përdorim materiale allçie ose polisteroli të presuara për punime dekorative si korniza, parapete, për konturim etj. Shumë i rëndësishëm është aplikimi i veshjeve të jashtme të fasadave. Materialet që ne përdorim janë nga më të nryshmit si: mermere dhe granite të tipeve të ndryshme, terakotë, travertinë, etalbondit të ngjyrave të ndryshme, suva plastike, stuko veneciane, etj.

Një kujdes të madh ne i kushtojmë trajtimit si të eksterierieve ashtu edhe të interiereve në ambjentet me karakter tregtar, administrativ, social – kulturore. Në këto ambjente përdorimi i xhait zë një vend shumë të gjërë. Në to ne përdorim fasada xhami strukturale, dhe hapësira të mëdha ndriçimi me xhama triplex. Përdorimi i suvave të ndryshme, sipërfaqeve të mëdha të xhamave, veshjeve të ndryshme dekorative, aplikimit me guxim të ngjyrave dhe formave arkitektonike i bën ndërtimet tona të vaçanta dhe shumë të pëlqyeshme nga të gjithë.

Të gjitha projektet arkitektonike shoqërohen edhe nga studime urbanistike pjesore të zonave ku ne ndërtojmë. Është shumë i rëndësishëm për ne harmonizimi objekteve që ndërtojme me ambjentin ekzistuese.



Në këtë mënyrë ne krijojmë mundësinë kështu të krijimit të ambjenteve rekreative dhe atyre publike shumë të nevojshme për banorët.
Pamvarësisht nga vendodhja objekteve që ne ndërtojmë, puna jonë nuk mjaftohet vetëm me rregullimin e pronës sonë, por marrim përsipër dhe një sërë punimesh të cilat nuk hyjnë as në kompetencat dhe as në përfitimin vetjak apo monetar të kompanisë.
Dhe këto punime janë kryesisht:
  • Shtrimin e rrugëve që rrethojnë objektin.
  • Ndërtimin e trotuarëve.
  • Ndriçimin rrugor të zonës.
  • Mbjellje pemësh si brenda zonës ashtu dhe jashtë saj me gjelbërimin rrugor.
  • Sistemimin e parkimeve të jashtme.
  • Sipas mundësive edhe krijimin e ambjenteve të vogla rekreative për banorët dhe kënde lojrash të përshtatshme për fëmijët .

Të gjitha këto bëhen për të realizuar një ndërthurje të natyrshme mes zonës, dhe objektit që ne ndërtojmë duke u përpjekur të krijojmë harmoni dhe reflektim vlerash ndaj njëri tjetrit. Të gjitha këto bëhen për të krijuar një ambjent sa më komod e bashkëkohorë për banorët dhe kalimtarët e zonës. Ne përpiqemi të krijojmë bashkëjetesën: banesë komode – individ – ambjent rrethues që është çelësi kryesor për atë që ndërton dhe mendon të ketë jetë të gjatë në ndërtim.

© 2007 LuraGroup.Com LURA SH.P.K